Fjalë Kyçe

IKShPK u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal

IKShPK u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal.

Sipas IKShPK-së, javën e fundit, sipas numrit të rasteve të raportuara, intensiteti i gripit ka qenë në aktivitetin e lartë të qarkullimit duke e kaluar pragun epidemik.

IShPK ka theksuar se grupet të cilat duhen të vaksinohen janë punëtorët shëndetësor, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të kompromentuar, personat mbi 60 vjeç, si dhe fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç.

“Kjo rritje rezulton me rritje të fluksit të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore. Duke qenë që sezoni i gripit zgjat edhe për disa muaj, IKSHPK u bën thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim moshe që të vaksinohen si masë parandaluese, me theks të veçantë grupeve me prioritet si: Punëtorët shëndetësor; Gratë shtatzëna; Personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të komprometuar; Personat mbi 65 vjeç; dhe Fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç me indikacione shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85.000 doza të vaksinës, ku qytetarët kanë mundësi të vaksinohen në secilën komunë