Nën intonimin e himnit shtetërorë u bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së 61.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se atdheut tonë po i bashkohen edhe 462 gardianë, apo 462 djemë e vajza në mbrojtje të vendit tonë.
Ajo gjatë ceremonisë tha se me diplomimin e gjeneratës së 61-të po fuqizohet edhe më shumë Policia e Kosovës.
“Janë 56 vajza e gra në këtë grup, por na duhen dhe më shumë. Policia jonë është me ne në çdo ditë, në çdo festë, edhe kur ne pushojmë. Sakrifica dhe përkushtimi i tyre është i pashoq… ata çdo ditë mbrojnë sovranitetin dhe territorin e Republikës së Kosovës. I përkulemi heroizmit të heriot të Kosovës, Afrim Bunjakut, i përkulemi edhe heroizmit të Enver Zumberit dhe aty që ranë në detyrë në mbrojtje të atdheut”, ka thënë Osmani.