Në Vërmicë ekstradohet shtetasi i Shqipërisë, kërkohej nga Policia e Kosovës
Një i kërkuar nga policia është ekstraduar të hënën në Kosova nga Shqipëria.
Në raportin ditor, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personi në fjalë u ekstradua në pikën kufitare në Vërmicë.
I njëjti ishte shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare, ai është pranuar nga njësia përkatëse e Policisë së Kosovës.
“Raportohet se është bërë pranimi i të ekstraduarit nga Shqipëria mashkull shtetas i Shqipërisë i shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare. Personi është pranuar nga njësia përkatëse e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.