I maskuar dhe nën kërcënimin e armës grabiti 300 euro në Fushë Kosovë, rasti po hetohet
Një person ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e tij të punës një i dyshuar i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur 300 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Tutje në raport thuhet se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 20:50, në Fushë Kosovë.
Gjithashtu në raport thuhet se nuk raportohet për të lënduar.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e tij të punës një i dyshuar i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur 300 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.
Po ashtu siç bëhet e ditur në raport në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.