Një i dyshuar është arrestuar në Gjilan për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.
Ai nuk ka ndaluar në pikën e kontrollit të Policisë dhe gjatë ikjes me veturë ka goditur veturën e Policisë që po e ndiqte.
Katër policë kanë pësuar lëndime, si dhe dy persona që ishin në veturë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti kishte ikur nga vendi i ngjarjes duke mos u ndalur në pikën e kontrollit të policisë. I dyshuari gjatë ikjes disa herë ka goditur veturën zyrtare të policisë e cila ishte në ndjekje të tij, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar katër zyrtarë policorë që ndodheshin në veturë. Lidhur me rastin personi i dyshuar është ndaluar nga njësia policore dhe i njëjti është futur nën kontrollë. Zyrtarët policorë dhe dy personat që ishin në veturë kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.