Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha
Janë bërë 28 vjet nga rënia e Zahir Pajazitit si dhe bashkëluftëtarët e tij Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha.
Më 31 janar të 1997-s, komandanti Zahir Pajaziti së bashku Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën ranë në pritë nga forcat serbe, në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.
Pajaziti është shpallur “Heroi i Kosovës”.
Me rastin e përvjetorit të rënies së tyre Departamenti i Historisë së bashku me Komunën e Vushtrrisë, organizojnë tryezë me temë: “Udhërrëfyesit emblematikë të ushtrisë së Kosovës. 28 vjet nga rënia e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut”.