Fjalë Kyçe

Një grua sulmohet nga bashkëshorti i saj në Pejë

Një grua sulmohet nga bashkëshorti i saj në Pejë

Një rast i dhunës në familje është raportuar të premten në Pejë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, ku është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

“Pejë 31.01.2025 – 11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Viktima pas intervistimit është strehuar tek familjarët, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë. Rasti duke u hetuar.