Fjalë Kyçe

Ushtarët e Kosovës dhe ata të Turqisë realizojnë trajnimin për pajisjen HAR-66

Ushtarët e Kosovës dhe ata të Turqisë realizojnë trajnimin për pajisjen HAR-66

Në kuadër të bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura Turke dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës, kjo e fundit bën të ditur se është realizuar me sukses trajnimi për pajisjen HAR-66.

Ky trajnim është realizuar në dy regjimentet e Forcave Tokësore me qëllim të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.

“Bashkëpunim i vazhdueshëm mes dy forcave kontribuon në avancimin e aftësive operacionale dhe forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve. Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të saj, për të qenë gjithnjë e më e gatshme për të përmbushur misionin dhe detyrat e saj”, thuhet në njoftimin e FSK-së.