Kandidati i LDK-së për deputet, Visar Azemi ka reaguar pas publikimit të bisedave mes zëvendëskryeministri, Bisnik Bislimi dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ku Bislimi kërkon që tenderi t’i jepet një kompanie që nuk i plotëson kushtet.
Lidhur me këtë, Azemi ka thënë se “mafia energjetike po del në pah dita ditës.”
Më tej, ai ka thënë se Bislimi e Krasniqi dhe të tjerët e kanë dëmtuar buxhetin dhe shtetin.
Bedri Hamza: Puna e çdo qytetari do të vlerësohet drejtë, 50% do t’i rris pagat në sektorin publik
“Kjo nuk është vetëm një shkelje e ligjit, por një dëmtim i drejtpërdrejtë i interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj.” – ka shkruar ai.
“Mafia energjetike po del në pah dita ditës. Tashmë i përfshirë del të jetë edhe Besnik Bislimi, krahu i djathë i Albin Kurtit. Shkelja e ligjit dhe manipulimi me tenderët për interesa personale është një nga pasojat më të dëmshme për shtetin dhe qytetarët. Besnik Bislimi, Nagip Krasniqi, dhe të tjerët në këtë grup dëshmuan se, për interesa personale ose të grupeve të caktuara, janë të gatshëm të anashkalojnë çdo rregull dhe të dëmtojnë buxhetin dhe shtetin”, ka shkruar ai.
“Kjo nuk është vetëm një shkelje e ligjit, por një dëmtim i drejtpërdrejtë i interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Dhe për ironi, Albin Kurti, në vend që të distancohej, e mbrojti këtë praktikë. E papranueshme”, ka përfunduar postimin Azemi.
Në media, mëngjesin e sotëm është publikuar një bisedë mes Besnik Bislimit dhe Nagip Krasniqit, ku pretendohet se zëvendëskryeministri i ka kërkuar tashmë ish-kryeshefit të KEK-ut, t’ia jap tenderin një kompanie përkundër se ishte njoftuar që nuk i plotëson kushtet.
Për këtë deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ndërsa u raportua se pjesë e këtij grupi në Whatsapp ku dhe thuhet se u zhvillua biseda mes tyre, ishte edhe kryeministri Albin Kurti, Dejona Mihali dhe Artane Rizvanolli e Hekuran Murati.