Fjalë Kyçe

“Nuk e kisha me tendencë të të dëmtoja në sy” – Gerta dhe Gjesti debatojnë për incidentin me birrën

“Nuk e kisha me tendencë të të dëmtoja në sy” – Gerta dhe Gjesti debatojnë për incidentin me birrën

“Nuk e kisha me tendencë të të dëmtoja në sy” – Gerta dhe Gjesti debatojnë për incidentin me birrën

Pas incidentit që ndodhi gjatë natës së dasmës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Gerta dhe Gjesti vazhduan diskutimin mbi momentin kur ajo i hodhi birrë në sy.

Gerta e pyeti Gjestin nëse ai mendonte se ajo kishte vepruar nga urrejtja. Gjesti u përgjigj duke pohuar se besonte që ajo e urren, pasi një veprimi i tillë nuk bëhet pa arsye.

“Ke urrejte sepse nuk i hidhet dikujt alkool në sy ashtu”, tha ai.

Nga ana tjetër, Gerta u shpreh se nuk do ta kishte bërë një gjë të tillë me askënd tjetër, përveç Gjesti, sepse ai është një lojtar i fortë dhe e shtyn lojën në limite.

“Ti je një lojtar që shkon në kufij dhe mua më pëlqejnë lojtarët e guximshëm”, tha ajo.

Ndërkohë, Gjesti kundërshtoi duke thënë se ai nuk do të shkonte deri në atë pikë sa të dëmtonte dikë.

Ai gjithashtu i kujtoi Gertës se ajo ia kishte hedhur alkoolin dy herë në sy.

Në përfundim të debatit, Gerta këmbënguli se veprimi i saj ishte brenda lojës, duke thënë: “Duke qenë se ti je një lojtar guximtar, edhe unë e klasifikoj veten lojtare guximtare”.