Fjalë Kyçe

“Bashkësia ndërkombëtare, e bashkuar kundër Kurtit” – Djali i Trumpit shpërndan postimin e Grenellit

“Bashkësia ndërkombëtare, e bashkuar kundër Kurtit” – Djali i Trumpit shpërndan postimin e Grenellit

Djali i presidentit amerikan, Donald Trump Jr, e ka rishpërndarë postimin që emisari për Misione të Posaçme, Richard Grenell, e ka bërë dy ditë më parë në lidhje me qëndrimin e Qeverisë Kurti.

Emisari për Misione të Posaçme i SHBA-së, Richard Grenell, i ka quajtur mashtrim deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se krahasuar me qeveritë paraprake, kjo aktualja e drejtuar prej tij, ka pasur marrëdhëniet më të mira me Washingtonin.

Madje ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi ka shkruar në platformën “X” më 3 shkurt se bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Albin Kurtit.

“Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje amerikane të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni. “Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri…dhe shumë miq në Serbi dhe në mbarë rajonin. Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm”.