Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë, ku një person ka mbetur i vdekur pasi një shtëpi është përfshirë nga flakët.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Musa Zajmi” dhe me të marrë informatën, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë reaguar dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Megjithatë, gjatë ndërhyrjes, brenda shtëpisë është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli.
Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor.