Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, më saktësisht në lagjen Veternik të kryeqytetit.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë gjashtë automjete, prej tyre dy në lëvizje e katër të parkuara.
Nyjet tuaja nuk do të lëndohen dhe nuk do të fryhen! (metodë)
Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, ka bërë të ditur për Paparacin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Me rastin po merren zyrtarët e trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.