Fjalë Kyçe

Arrestohet në Merdar shtetasi francez, paraqiti dokumente identifikimi që dyshohen se janë false

Arrestohet në Merdar shtetasi francez, paraqiti dokumente identifikimi që dyshohen se janë false

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën një shtetas francez në pikëkalimin kufitar në Merdar nën dyshimin se ka prezantuar letërnjoftim dhe patentë shofer të falsifikuar.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“PKK Merdar 18.02.2025 – 11:40. Policia ka ndaluar automjetin me targa vendore drejtuar nga i dyshuari mashkull francez, i cili ka prezantuar letërnjoftimin dhe patentë shoferin e lëshuar nga autoritetet franceze që dyshohen të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.