Fjalë Kyçe

Sot seanca gjyqësore për vrasjen e dy vëllezërve Islamaj në Gjakovë

Sot seanca gjyqësore për vrasjen e dy vëllezërve Islamaj në Gjakovë

Në qershorin e vitit të kaluar, një ngjarje tragjike tronditi Gjakovën, kur dy vëllezërit Haxhi dhe Blerim Islamaj u qëlluan për vdekje.

Konflikti dyshohet se kishte nisur për çështje pronësore, njofton Klankosova.

Ndërkaq, sot në Gjykatën Themelore në Gjakovë, nga ora 10:00, do të mbahet seancë gjyqësore për këtë rast.