Dëgjo: Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia
Një grua është arrestuar e cila pas një mosmarrëveshje verbale ia kishte vjedhur armën e zjarrit të dashurit të saj dhe në shenjë revolte kishte shkrepur një fishekë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:50, në Prishtinë.
Tutje thuhet se arma me 9 copë fishekë është konfiskuar, ndërsa e dyshuara me vendi të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Me 23.02.2025 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, e cila pas një mosmarrëveshje verbale ia kishte vjedhur armën e zjarrit të dashurit të saj, viktimës mashkull kosovar dhe në shenjë revolte kishte shkrepur një fishekë. Arma me 9 copë fishekë është konfiskuar ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport