Emisioni sportiv “Favorit” u rikthye mbrëmë në televizionin “T7” me shumë risi.
Prej temave të shumta që u prekën nga panelistët ishte edhe ajo e FC Prishtinës, shkruan “Gazeta Express”.
Bardhekaltërve nuk po iu ecin punët mirë dhe pas humbjes nga Ferizaj mbetën prapa në garën për të shkuar në Evropë.
E analisti i “Favoritit”, Taulant Dajaku e analizoi gjendjen e kryeqytetasve dhe i përmendi pikët që i lëshuan nga duart ata gjatë rrugëtimit në këtë edicion.
Për ta shikuar emisionin e plotë “Favorit” mund të klikoni më poshtë.