Fjalë Kyçe

Ish-anëtari i KQZ-së: Nëse votat e diasporës shkojnë në proces të verifikimit, atëherë procedura zgjatet

Ish-anëtari i KQZ-së: Nëse votat e diasporës shkojnë në proces të verifikimit, atëherë procedura zgjatet

Ish-anëtari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Blerim Burjani, ka folur në lidhje me procesin e numërimit të votave të diasporës.

Burjani në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” tha se përpara se të jepet rezultati final i tyre duhet të shihet nëse ka nevojë për verifikim të tyre nga ana e KQZ-së.

Ai potencoi se nëse votat e diasporës shkojnë në proces të verifikimit atëherë procedura zgjatet.

“Procedura është shumë e kuptueshme dhe shumë e qartë. Do të bëhet numërimi i votave të diasporës dhe ai numërim bëhet në kuptimin e plotë se cila do të jetë ajo shifra dhe cili do të jetë rezultat i atyre por shumë varet se sa ka kredibilitet ai proces i votimit atje dhe a ka nevojë me u verifiku çdo gjë. Nëse ka nevojë të verifikimit atëherë procedura zgjatet pak për numërimin e votave të diasporës dhe pastaj verifikimi do të bëhet nga ana e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku do të formohet një panel prej anëtarëve të KQZ-së ku ata do të bëjnë verifikimin votë për votë. Pastaj kur të bëhet verifikimi i plotë, nëse s’ka patur probleme, atëherë nxjerret edhe rezultati përfundimtar. Mendoj se varësisht prej numrit të votave duhet të dihet saktë numri i votave të diasporës. Fillimisht është thënë se janë mbi 105 mijë votues jashtë që janë regjistru pastaj dalin që kanë votu 80 mijë etj….pra duhet të dihet saktë se sa është numri i votave të diasporës. Të verifikohen votat e diasporës pastaj të kemi rezultatin final.

“A mund të ndikoj në rezultat?- Natyrisht se mund të ndikoj, kjo varet prej subjektit politik i cili prin ose sa ka marrë këto vota. Nëse i kemi 83 mijë apo 75 mijë vota valide edhe shkojnë në proces normal të verifikimit dhe çdo gjë është në rregull atëherë natyrisht që ka me pas ndikime edhe në rezultatin final por jo në masë shumë të madhe. Prandaj edhe LVV-ka ka vendos të heshtë dhe mos të merret me opinionin publik derisa nuk e sheh rezultatin final të votave të diasporës dhe votave me kusht.” deklaroi Burjani