Fjalë Kyçe

Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj, vidhen rreth 1 mijë euro

Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj, vidhen rreth 1 mijë euro

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një market në Ferizaj.

Sipas punëtores së marketit, dy persona nën kërcënim të armës kanë grabitur nga arka rreth 1 mijë euro, përcjell Klankosova.tv.

“Me datën dhe kohën e lartcekur ka ndodhur një grabitje e armatosur në një market. Sipas viktimës femër kosovare–punëtore e marketit, dy të dyshuar nën kërcenim të armës nga arka kanë grabitur para të gatshme rreth njëmijë (1000)€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur”.

“Viktima për shkak të shqetësimit ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raportin e policisë.