Drejtori sportiv i Bayern Munich, Max Eberl, ka folur për ecurinë e bisedimeve të kontratës me mesfushorin Joshua Kimmich, duke theksuar se palët po trajtojnë situatën me respekt dhe vlerësim të ndërsjellë.
“Ashtu siç është thënë dhe konfirmuar shpesh, bisedimet kanë qenë dhe mbeten respektuese dhe plot vlerësim”, tha Eberl për BILD.
Megjithatë, ai pranoi se tashmë është koha për një vendim përfundimtar: “Të gjithë ndjejnë se një vendim duhet të merret së shpejti”.
Kontrata aktuale e Kimmich me Bayernin skadon në verën e vitit 2025, dhe e ardhmja e tij ka qenë temë e spekulimeve të shumta.
Disa raporte e kanë lidhur atë me një transferim të mundshëm në La Liga ose Premier League, por bavarezët shpresojnë të arrijnë një marrëveshje për rinovimin e kontratës.