Fjalë Kyçe

Bedri Shabani e Muharrem Qerimi të dyshuarit për spiunazh për BIA-n serbe, sot u mbahet seanca e shqyrtimit fillestar

Bedri Shabani e Muharrem Qerimi të dyshuarit për spiunazh për BIA-n serbe, sot u mbahet seanca e shqyrtimit fillestar

Të dyshuarit për spiunazh për BIA serbe, sot mbahet seanca e shqyrtimit fillestar

Seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të dyshuar për spiunazh për Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA) do të mbahet sot.

Seanca mbahen në Pallatin e Drejtësisë në ora 13:15.

Prokuroria Speciale e Kosovës në shkurt të 2025-së ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit për veprën penale – spiunazh.

Bedri Shabani e Muharrem Qerimi dyshohet se i kanë dhënë informacione Shërbimit Sekret Serb (BIA), mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), masakrat në Kosovë, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Policinë e Kosovës e Inspektoratin Policor të Kosovës.

Puna e AKI-së që çoi deri te aktakuza ndaj dy të dyshuarve për spiunazh te shërbimi sekret serb
Po ashtu dyshohet se Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi kanë zhvilluar takime fizike në Serbi me një zyrtar të lartë të BIA-s dhe një ish-komandant të Policisë së Serbisë dhe udhëheqës i operacionit policor-ushtarak në njërën nga masakrat që ishte kryer në Kosovë gjatë luftës.

Ata akuzohen se këto informacione i transmetuan edhe përmes telefonave dhe e-mail-eve.

Të dyshuarit ngarkohen me veprën penale – spiunazhi, ndërsa Muharrem Qerimi edhe me veprën penale – armëmbajtje pa leje.