Fjalë Kyçe

Forcë ndërkombëtare kundër Rusisë, shefat ushtarakë të 30 vendeve mblidhen në Paris

Forcë ndërkombëtare kundër Rusisë, shefat ushtarakë të 30 vendeve mblidhen në Paris

Më shumë se 30 shefa ushtarakë nga e gjithë bota janë mbledhur sot në Paris për të diskutuar krijimin e një force ndërkombëtare që ka si qëllim parandalimin e çdo agresioni të mundshëm nga Rusia, pasi të arrihet armëpushimi në Ukrainë.

Takimi në Paris përfaqëson një moment kyç në përpjekjet e Britanisë së Madhe dhe Francës për të bashkuar vendet, kryesisht ato evropiane, në kuadër të një “koalicioni të të vullnetshmëve”. Ky koalicion synon të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, duke e mbrojtur nga një pushtim i mundshëm nga Rusia, , raporton The Guardian.

Në këtë ngjarje janë të ftuar pothuajse të gjitha shtetet anëtare të NATO-s, përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, do të jenë të pranishme edhe fuqitë aziatike, si Japonia dhe Koreja e Jugut.

Takimi kryesor, që është pjesë e forumit të mbrojtjes në Paris, pritet të mbahet më vonë gjatë ditës. Një fjalim i rëndësishëm nga presidenti francez, Emmanuel Macron, do të shpalosë detajet e koalicionit të udhëhequr nga vendet evropiane për mbështetje të mëtejshme ndaj Ukrainës.