Fjalë Kyçe

Policia e Kosovës me aksion në veri dhe jug të Mitrovicës kundër kontrabandës me armë e municion

Policia e Kosovës me aksion në veri dhe jug të Mitrovicës kundër kontrabandës me armë e municion

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion në veri dhe jug të Mitrovicës kundër kontrabandimit me armë dhe municion.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri. Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion’, tha ai.

Kelani tha se pas përfundimit të operacionit policor do të bëhen publike informacione shtesë.

*Fotografia në lajm: Kossev