Dyshohet për dhunim, një grua aborton në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë
Një grua ka kryer abortin në Klinikën Gjinekologjike.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 20.03.2025 në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se rasti është cilësuar si “dhunim” dhe është duke u hetuar nga njësitë relevante.
“ ‘Dhunim’, Prishtinë. Më 20.03.2025 raportohet se viktima femër kosovare ka kryer abortin në Klinikën Gjinekologjike. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti si më lartë dhe është duke u hetuar nga njësitë relevante.