Fjalë Kyçe

Ish-komandant Kobra tregon pajisjet që i dhuroi heroi i luftës Sali Qeku: M’i kanë kërku në muze por nuk do t’i jap

Ish-komandant Kobra tregon pajisjet që i dhuroi heroi i luftës Sali Qeku: M’i kanë kërku në muze por nuk do t’i jap

Ish komandanti, i luftës së fundit në Kosovë, Kobra ka treguar për pajisjet që i ka dhuruar heroi i luftës, Sali Qeku

Kobra tregoi se se Sali Qeku ia kishte dhënë një radio lidhje. Ai madje theksoi se ia kanë kërkuar në muze, por nuk e ka dorëzuar.

“Edhe kjo është prej dorës së Sali Qekut, iu ka dhane Besnik Binakajt, një snajperistit i cili ka shërbye, në kuadër të batalionit. Ai ushtar dikund në vitin 2014, në bazë të Salihut edhe në bazë të përshtypjeve të tij, të kohës së luftës e ka pa të arsyeshme që këtë radiolidhje, të cilën ia ka dorëzu Salihur më herët, këtë radio lidhje ma kanë kërku edhe në muze, po unë nuk e kam dhanë edhe s’do ta jep“, deklaroi Kobra.

Ai tregoi se i ka të regjistruara mbi 200 biseda në të.

“Kanalet që i kom regjistru unë, që kam fol mbi 200 biseda, sidomos kur kanë qenë informacione që i kemi mbledh me ushtarë, me vëzhgues që mu më kanë raportu, une Agimit”, ka thënë ai në rtv Dukagjini.