Fjalë Kyçe

ZRrE aprovon shtrenjtimin e rrymës për 16.1 për qind

ZRrE aprovon shtrenjtimin e rrymës për 16.1 për qind

Në mbledhjen e sotme të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë është aprovuar shtrenjtimi i energjisë-eklektike prej 16.1%.
Anëtarët e bordit të ZRRE-së në këtë mbledhje i dhanë “dritën jeshile” shtrenjtimit të rrymës me pesë vota pro dhe asnjë kundër.

Duke filluar nga 1 maj 2025 qytetarët e Kosovës dot ë pranojnë faturat e reja me rritje të çmimit prej 16.1%. Ky vendim është deri më 31 mars 2026.

Në kuadër të rritjes së çmimit të rrymës hynë konsumatorët shtëpiak, por edhe bizneset.

Përfaqësues të Zyrës së Rregullatorit për Energji, të cilët përgjatë katër vjetëve tri herë e kanë shtrenjtuar energjinë, e kanë justifikuar vendimin e së premtes dhe nuk kanë marrë për bazë komentet e konsumatorëve dhe as të Presidencës.

Në lidhje me këtë vendim në vendin tonë u mbajtën dy protesta, por që vendimi nuk u arrit të tërhiqet prapa. Nga Qeveria e Kosovës pati thuajse një heshtje “totale” duke thënë se kjo çështje vendoset nga ZRRE-ja.