Dje pasdite, Prishtina ka qenë në kaos nga trafiku rrugor.
Për këtë janë ankuar edhe ekspertët e trafikut, siç është profesori Nol Dedaj.
Në Klan Kosova ai u shpreh se ajo që ka ndodhur dje është e pashpjegueshme.
“Gjithmonë si orë kulmore ne e konsiderojmë hyrjen në qytetin e Prishtinës në mëngjes ose kur të vijmë në punë, derisa kur dalim prej punës ose prej ores 16:00–18:00 e konsiderojmë si orë kulmore, dhe kur dalin jashtë Prishtinës. Sonte ka ndodhur e kundërta. Në mbrëmje nga ora 16:00 e deri në ora 21:00 ka qenë orë kulmore e ngarkesës së rrugëve të qytetit jashtëzakonisht shumë e madhe”.
“Ky rast është i mirë për t’u studiuar dhe hulumtuar se pse ndodhi kjo sot. Më duket se kjo situatë e ka zënë në befasi edhe policinë e trafikut për shkak se në asnjë kryqëzim të rrugës dhe në asnjë qarkullim rrethor nuk e kam parë asnjë polic. Sot ka dështuar policia e trafikut”, u shpreh mes tjerash Dedaj .
Eksperti i trafikut shtoi se fenomene te tilla kanë nevojë për hulumtim nga organet përkatëse që merren me menaxhimin e komunikacionit, që të mos na ndodhë më e njëjta situatë.