Gjendet një mjet shpërthyes gjatë gërmimeve në Kaçanik – ndërhyn njësiti i KFOR-it
Një mjet i dyshuar shpërthyes është zbuluar të shtunën në Kaçanik gjatë punimeve me ekskavator. Rasti është raportuar më 26 prill 2025, rreth orës 13:27.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë gërmimeve është hasur në një mjet që dyshohet të jetë i rrezikshëm. Menjëherë pas raportimit, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin përreth.
Për të garantuar sigurinë dhe për të trajtuar mjetin e dyshuar, në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe njësiti për deminim i KFOR-it.