Fjalë Kyçe

Rreziku nga zjarret në Kosovë, ja si mund të shmangen

Rreziku nga zjarret në Kosovë, ja si mund të shmangen

Tahir Ahmeti, i cili është njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) ka deklaruar se institucionet duhet të bëjnë përgatitjet maksimale dhe profesionale për parandalimin e zjarreve fushore dhe pyjor.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se një pakujdesi e vogël mund të shkaktojë dëme të mëdha.

“Me fillimin e muajve të verës dhe temperaturave të larta, fillojnë të shfaqen edhe problemet me zjarret pyjore dhe fushore.

Një pakujdesi e vogël, qoftë ajo edhe krejtësisht e paqëllimshme, mund të shkaktojë dëme të mëdha në pyje, në toka bujqësore dhe në ambientin në përgjithësi. Sigurisht, më e rëndësishmja për t’u kuptuar është rrezikimi i jetës së qytetarëve të Kosovës.

Andaj institucionet përgjegjëse duhet bërë përgatitjet maksimale profesionale për parandalimin dhe pakësimin e zjarreve fushore dhe pyjore”, ka shkruar Tahiri.

Kujtojmë se vetëm gjatë periudhës kohore, janar – mars te vitit 2019 kanë qenë gjithsej 4307 zjarre që e kanë kapluar vendin tonë.