Fjalë Kyçe

PDK zyrtarizon Shaqir Totajn për një mandat të dytë në Prizren

PDK zyrtarizon Shaqir Totajn për një mandat të dytë në Prizren

Shaqir Totaj do të jetë kandidat për një mandat të dytë për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Kështu është vendosur në mbledhjen e së mërkurës të kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren.

Totaj është shprehur i bindur se nëse fiton punët e mira për këtë qytet do të vazhdojnë me ritëm edhe më të madh.

“Përulësisht mirënjohës kryesisë së degës së PDK-së në Prizren për ta mbështetur kandidaturën time edhe për një mandat tjetër në krye të Prizrenit. Jam i bindur plotësisht se punët e mira për Prizrenin do të vazhdojnë me ritëm edhe më të madh. Faleminderit për besimin”, ka shkruar ai në Facebook.