Fjalë Kyçe

Punonjësit e “Trainkos” e “Infrakos” në grevë, shkak pagat

Punonjësit e “Trainkos” e “Infrakos” në grevë, shkak pagat

Sindikata e Hekurudhave të Kosovës ka njoftuar hyrjen në grevë dyditore për shkak të dështimit të dialogut me punëdhënësin lidhur me kërkesën për rritje të pagave, të cilat, siç ka thënë, nuk janë ndryshuar që prej 15 vitesh.

Sindikata theksoi se kjo masë është ndërmarrë për të ushtruar presion ndaj autoriteteve përgjegjëse, me qëllim realizimin e kërkesave të kahershme të punonjësve.

“Më 12 dhe 13 qershor 2025, nuk do të qarkullojë asnjë tren në territorin e Republikës së Kosovës,” thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të sindikatës, trenat do të rifillojnë punën të shtunën dhe të dielën, më 14 dhe 15 qershor, përjashtuar linjën Prishtinë–Pejë, e cila do të vazhdojë të operojë edhe gjatë ditëve të grevës.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Hekurudhës të Kosovës, Hysen Nikçi, ka ftuar institucionet për një zgjidhje të menjëhershme dhe të qëndrueshme./ EO