Dy zyrtarë të lartë policorë, nënkoloneli Prek Tuna dhe kapiteni Nexhat Gutiq, janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pasi u suspenduan nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Prokurorja nga Krimet e Rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, i ka thënë Klan Kosovës se hetimet nisën pas informacioneve të marra nga një raportim, ndërsa procedurat penale do të vazhdojnë në përputhje me ligjin.
“Pas punës intensive të Prokurorit të Shtetit dhe Inspektoratit Policor të Kosovës, dy zyrtarë policorë, pas intervistimit si të dyshuar për kryerje të veprave penale, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar fillimisht për 48 orë”, tha Disha-Haxhosaj për Klankosova.tv.
“Prokuroria Themelore e Pejës, njëkohësisht do t’i ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore për këtë çështje penale deri në ndriçimin e plotë të saj”, tha prokurorja Disha-Haxhosaj.