Komandanti i Policisë në Stacionin Policor në Lipjan, Argjend Gashi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, pas vdekjes së 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu, në Lipjan.
Këtë e ka konfirmuar për KOHËN një burim nga Policia.
27-vjeçari, vdiq të hënën pak pasi u vu nën pranga nga zyrtarët policorë.
Pesë zyrtarëve policorë të cilët ishin të përfshirë në rast, u është caktuar nga një muaj paraburgim për veprën “vrasje nga pakujdesia”.