Fjalë Kyçe

Ndalohen dy persona për rastin e vdekjes së punëtorëve në vendin e punës

Ndalohen dy persona për rastin e vdekjes së punëtorëve në vendin e punës

Dy persona janë ndaluar për 48 orë për rastin në Gjakovë ku humbën jetën dy punëtorë pas lëndimeve të marra në vendin e punën.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj.

“Dy persona janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve dhe me urdhër te prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48h”, ka thënë ai.

Mëngjesin e së hënës dy punëtorë nuk u kanë rezistuar plagëve të marra në vendin e punës.