Banorët e rrugës “C” në Prishtinë po përballen me mungesë të ujit tash e disa ditë, ndërkohë që temperaturat e larta të verës po e bëjnë edhe më të vështirë përballimin e kësaj situate.
Sipas tyre, ndërprerjet po ndodhin çdo ditë dhe zgjasin për disa orë, shpesh pa asnjë paralajmërim. Ata janë ankuar në redaksinë e Telegrafit, duke shprehur shqetësimin për mungesën e ujit në një periudhë kur nevojat për ujë janë edhe më të mëdha për shkak të vapës.
Banorët thonë se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar nga Kompania Rajona