Fjalë Kyçe

Nga 1 gushti 2025, Komuna e Prishtinës kufizon shërbimet në e-Kosova për ata që nuk e kanë ndërlidhur adresën zyrtare

Nga 1 gushti 2025, Komuna e Prishtinës kufizon shërbimet në e-Kosova për ata që nuk e kanë ndërlidhur adresën zyrtare

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se duke filluar nga 1 gushti 2025, nuk do të ofrohet shërbim në platformën e-Kosova dhe në e-kioska për të gjithë ata që nuk e kanë bërë ndërlidhjen e adresës zyrtare.

Po ashtu, për shkak të mosdeklarimit të adresës zyrtare, do të kufizohet lëshimi i këtyre dokumenteve të gjendjes civile:

• Ekstrakti i lindjes
• Certifikata e vendbanimit
• Certifikata e shtetësisë
• Certifikata e bashkësisë familjare

Kufizime nuk do të kenë:

• Certifikata e lindjes
• Certifikata e martesës
• Certifikata e gjendjes martesore
• Certifikata e vdekjes
Po ashtu, nuk do të ketë kufizime për regjistrimet e reja të:
• Lindjes
• Martesës
• Vdekjes

Ku mund ta bëni ndërlidhjen e adresës zyrtare?

• Në Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK) – sportelet 1 dhe 2 në objektin e vjetër të Komunës së Kryeqytetit
• Në sportelet e gjendjes civile në objektin e ri të Komunës
• Online, përmes platformës e-Kosova

Po ashtu, komuna njofton se “Formularët dhe deklaratat e ndërlidhjes së adresës duhet të ruhen në dosje të veçantë, të ndara nga dosjet e regjistrimeve apo verifikimeve të lindjes, martesës dhe vdekjes.
Për më shumë informacion, ju lutemi drejtohuni në sportelet e gjendjes civile ose kontaktoni Komunën e Kryeqytetit