Fjalë Kyçe

“Shpëtuam miliona jetë”, Trump thotë sërish se parandaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë

“Shpëtuam miliona jetë”, Trump thotë sërish se parandaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka folur sërish për angazhimin e tij në parandalimin e luftërave.

Ai në një intervistë për gazetarin australian Mario Nawfal, në mesin e tyre përmendi edhe shpërthimin e mundshëm të luftës mes Kosovës dhe Serbisë.

Trump tha se kanë arritur të shpëtojnë miliona jetë, transmeton Klankosova.tv.

“Ne kemi zgjidhur shumë luftëra. Një nga luftërat, mendoni për këtë, Indi-Pakistan… bërthamore. Shikoni Kamboxhian kohët e fundit. Vetëm këtë javë, ne zgjidhëm një luftë të madhe mes Kongos dhe Ruandës. Kosova, e dini për këtë. Serbia, ajo do të shpërthente”, deklaroi Trump.

I pari i Shtëpisë së Bardhë tash e një kohë goxha shpesh e ka folur rreth prandalimit të luftës mes Kosovës dhe Serbisë.Për këtë temë, para pak ditësh kishte folur edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.