Një aksident mes gjashtë veturave ka ndodhur te udhëkryqi, te ura në Komoran, përkatësisht në drejtimin Pejë-Prishtinë.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Prishtinës, Daut Hoxha, ka edhe të lënduar, mirëpo numri i të cilëve nuk është bërë ende i ditur.
“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, për të reaguar për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës”, ka thënë Hoxha.
Tutje ka shtuar se Policia e Kosovës po kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe menaxhimin e trafikut në atë segment rrugor.