Fjalë Kyçe

Shpërthen një gyp i ujit afër konvikteve, KRU Prishtina dërgon ekipet për intervenim

Shpërthen një gyp i ujit afër konvikteve, KRU Prishtina dërgon ekipet për intervenim

Një gyp i ujit ka shpërthyer në shtegun e ecjes për këmbësorët në lagjen “Bregu i Diellit”, afër konvikteve. Në videon e siguruar, vërehet në trotuar rrjedhje e ujit.

KRU Prishtina në një përgjigje për KOHËN ka thënë se i ka dërguar ekipet në terren në lidhje me këtë rast.

“Në orën 14:00, ekipet teknike kanë intervenuar në lagjen ‘Bregu i Diellit’ afër konvikteve në një rast të ngjashëm. Në lidhje me raportimin tuaj, i kemi dërguar sërish ekipet në terren. Uji është ndaluar që të sanohet defekti. Bëhet fjalë për shpërthim të gypit të ujit”, ka thënë zëdhënësja e KRU Prishtina, Arjeta Mjeku.

Lajmi do të përditësohet sapo të ketë informacione të reja nga KRU Prishtina.