Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhje së sotme ka akredituar grupin e tretë me 276 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.
Organizatat ndërkombëtare të akredituara janë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë me pesë vëzhgues, dhe EU Election Expert Mission me shtatë vëzhgues, transmeton Klankosova.tv.
Nga organizatat joqeveritare u akreditua Syri i Vizionit me 165 vëzhgues.
Mediat vendore:
GracanicaOnline.Info – 4 vëzhgues;Tëvë1 – 34 vëzhgues;Gazeta Ekskluzive – 2 vëzhgues;TELEVIZIONI T7 – 28 vëzhgues;Syri .net Kosova/Syri Televizion – 2 vëzhgues;Ekonomia Online – 6 vëzhgues;RTV Fontana – 10 vëzhgues.
Mediat ndërkombëtare:
NEËSMAX BALKANS – 3 vëzhgues;Agjencia Bullgare Telegrafike (BTA) – 1 vëzhgues;Mondo Inc doo/Kurir televizija – 2 vëzhgues;A2 CNN – 4 vëzhgues;Agence France-Presse – 3 vëzhgues.
Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar deri më tani, është 862 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë: organizata jo-qeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, media vendore/ndërkombëtare, institucione shtetërore dhe përfaqësi diplomatike.