Përfaqësuesja e Çekisë është grumbulluar për Kupën e Botës në futboll. Çekët janë grumbulluar në Pragë, ku të dielën prej orës 16:00 e luajnë miqësoren me Kosovën. Më pas udhëtojnë për në SHBA.
Ndaj Kosovës një pjesë pritet të luajë talenti i madh çek, Hugo Sochurek.
Ai pritet të bëhet më i riu që ka luajtur ndonjëherë për Çekinë.
Ndeshja e së dielës është një javë para ditëlindjes së 18-të të lojtarit të Sparta Pragës.