Fjalë Kyçe

Qendra e Studentëve paralajmëron masa ndaj shitjes së vendeve në konvikte

Qendra e Studentëve paralajmëron masa ndaj shitjes së vendeve në konvikte

Qendra e Studentëve ka paralajmëruar studentët që kanë siguruar vend në konvikte dhe në Mensën e Studentëve që të mos përfshihen në tentativa për shitje apo blerje të vendeve të akomodimit dhe kartelave të mensës.

Përmes një njoftimi, Qendra e Studentëve ka bërë të ditur se ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për parandalimin e manipulimeve të mundshme lidhur me vendet në konvikte dhe kartelat e mensës.

“Qendra e Studentëve ka ndërmarr veprimet e nevojshme për parandalimin e kësaj dukurie”, thuhet në njoftim.

Studentët janë paralajmëruar gjithashtu që të mos bien pre e mashtrimeve që, sipas Qendrës së Studentëve, janë shfaqur në rrjetet sociale.

“Andaj i’u bëjmë thirrje studentëve që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve të shfaqura në rrjetet sociale”, thuhet më tej.

Qendra e Studentëve ka paralajmëruar se ndaj rasteve të tilla do të ndërmerren masa ndëshkuese, në përputhje me rregulloren e institucionit, duke theksuar se nuk do të lejojë shitjen apo blerjen e vendeve në konvikte dhe kartelave të mensës.