“Kanë qenë 10 vite të mrekullueshme, së bashku kemi ndërtuar një familje të bukur dhe ishim shumë të lumtur në një mënyrë të paharrueshme.”
Kështu e kanë shpallur fundin e martesës së tyre Eros Ramazzotti dhe Marica Pellegrinelli në Ansa.
“Ne jemi të qetë në zgjedhjen tonë të përbashkët dhe do të vazhdojmë të takohemi me njëri-tjetrin shpesh,”-deklaroi çifti. Ndërsa kërkuan ti respektohet privatësia e tyre.”Respekti dhe nderimi i ndërsjellë mbetet i pandryshuar. Ne ju lutemi, veçanërisht për qetësinë e fëmijëve tanë, të respektoni privatësinë tonë,”-shtuan ata.Këngëtari 55 vjeçar dhe Marica, 31-vjeç, ishin në një lidhje që nga viti 2009. Ata u martuan në Milano më 6 qershor 2014.Ndërsa sollën në jetë dy fëmijë Raffaela Maria, 8-vjeç dhe Gabrio Tullio, 4-vjeç.