Fjalë Kyçe

Klea Huta tregon për çka e kritikon vjehrra

Klea Huta tregon për çka e kritikon vjehrra

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Që nga momenti që pranuan lidhjene  tyre publikisht dhe tashmë dilnin hapur të dy patën akoma edhe më shumë popullaritet.

Të prezantuar tashmë edhe me familjet e tyre, një nga pyetjet që i bëhet më së shumti Kleas është raporti i saj me mamanë e Elgitit. A kanë ato raporte të mira? Për çfarë gjërash e kritikon më së shumti ajo Klean?

E ftuar ditën e djeshme në “E Diell” Klea ka treguar se mamaja e Elgitit i kërkon Kleas që të jetë më prezente si moderatore në ekran.

“Vjehrra më thotë që të bëj më shumë emisione ndërsa mamaja ime i thotë Elgitit të bëjë më shumë këngë”,- u shpreh Klea.

Mes aktrimit, prezantimit dhe këndimit duket se vjehrra e pëlqen Klean më shumë kur prezanton evente apo programe.