Benjamin Kololli, futbollisti i Kosovës, i cili luan në Zvicër për skuadrën e Zyrihut, është në radarët e Bolonjës.
Siç raporton “gianlucadimarzio.com”, lojtari pëlqehet nga Mihajloviç, pasi mund të luajë në të dy krahët edhe si mesfushor, por edhe si mbrojtës, megjithëse pozicioni i tij natyral është mesfushor i krahut të majtë.
Skuadra e Bolonjës e ka ndjekur lojtarin kur i shënoi Napolit me penallti në Ligën e Europës.
Kujtojmë që Kololli, është pjesë e kombëtares së Kosovës, ku ka luajtur 12 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.
Mbetet të shihet nëse Bolonja do të blejë kartonin e lojtarit, apo do të mbetet çdo gjë në kuadrin e interesimit.