Fjalë Kyçe

Përfundon miqësorja Drita – Gjilani

Përfundon miqësorja Drita – Gjilani

Ka përfunduar ndeshja miqësore mes Dritës së Bogovinës dhe Gjilanit.

Ndeshja e zhvilluar në Bogovinë nuk ka sjell fitues, pasi në fund rezultati ishte i barabartë 1-1.

Ensar Luma ishte realizues i golit për vendasit, ndërsa mesfushori Kushtrim Shabani shënoi për Gjilanin, shkruan Gazeta Sheshi.

Në këtë takim për gjilanasit u paraqiten edhe futbollistët e ri të ardhur në klub gjatë afatit kalimtar veror.

Kësisoj Gjilani rikthehet në shtëpi pas mini fazës përgatitore prej shtatë ditësh në Mavrovë.