Liverpooli e ka fituar edhe miqësoren me Bradford City, duke triumfuar 3-1.
Pas triumfit 6-0 në miqësoren kundër Tramere, Liverpooli e ka mposhtur edhe Bradford Cityn. Të besuarit e Jurgen klopp triumfuan 3-1 në miqësoren e dytë para startit të sezonit 2019/20.
Në këtë ndeshje, shkëlqeu veterani, James Milner.
33-vjeçari realizoi dy golat e parë, në minutat 13’ dhe 15’ (penallti) , kurse golin e gjeti edhe 19-vjeçari, Rhian Breëster.
Ai shënoi për 3-0 në minutën e 41’ të ndeshjes.
Talenti i “Redsave” shënoi dy gola ditë më parë, në fitoren 6-0 të Liverpoolit në miqësoren kundër Tramere.
Derisa golin e nderit për Bradford Cityn e realizoi nga penalltia, Eoin Doyle, në minutën e 81’.
Meqenëse është vetëm miqësore, Jurgen Klopp hodhi në fushë 11-she të ndryshme në pjesën e parë dhe të dytë.