Këngëtarja Mimoza Shkodra këtë periudhë është përfolur shumë në media, e krejt kjo për shkak të ndarjes nga i fejuari i saj, këngëtari Seldi Qalliu.
Ndërsa mbrëmë ajo ka marrë pjesë në xhirime të Vitit të Ri tek emisioni i Labinot Gashit.
Aty ajo dhe këngëtari nga Shkupi, Adrian Gaxha kanë surprizuar publikun me një martesë të improvizuar, ku “çifti” u shfaqen me veshjet e tyre, Adrian Gaxha me kostum të zi, ndërsa Mimoza me fustanin e bardhë të nusërisë.
Kanë qenë të shumta postimet që Mimoza ka bërë në Instagram, e në mesin e tyre ajo ka na prezantuar dhe tezen e saj, këngëtaren Emine Hasimi.
“Kënga ” Dot këndoj për nji djal nga Kosova ” me siguri qe ju kujtohet ne vitet e 90. Emine Hasimi kjo ësht tezja ime ????????❤️”, ka shkruar Mimoza.