Rruga në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në afërsi të Gazimestanit për disa orë është e bllokuar.
Kjo pasi në këtë rrugë është pranuar informata për një mjet të dyshimtë ku Policia e Kosovës ka bllokuar këtë rrugë për të kryer veprimet e nevojshme policore.
Zyrtarja për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti për Indeksonline ka thënë se aktualisht policia e ka bllokuar segmentin në fjalë, ndërkohë që po kryhet hetimi preliminar lidhur me rrethanat e rastit.
“Rrethorës 14:00, kemi pranuar informatën për një mjet te dyshimtë ne rrugënmagjistrale Prishtine – Mitrovice, përkatësisht në afërsi te fshatit Mazgit. Tegjitha njësitet policore te nevojshme për te menaxhuar me një situate te tille kanëdale ne vendin e ngjarjes dhe aktualisht janë duke ndërmarrë veprimet enevojshme operative dhe ato te ekzaminimit. Aktualisht policia ka bllokuarsegmentin rrugore ne fjale përderisa te kryhen veprimet e nevojshme policore,ndërkaq po asiston pjesëmarrësit ne trafik për rrugët alternative. Ndërkohë qepo kryhen veprimet e sipër cekura policia ka filluar një hetim preliminarlidhur me rrethanat qe karakterizojnë rastin”, ka thënë Ahmeti.
Pjesëmarrësit duhet të shfrytëzojnë rrugëta lternative, derisa njësia policore të kryejë hetimet enevojshme.