Është raportuar sot se deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj është ndaluar në Vjenë pas një urdhërarresti ndërkombëtar.
Këtë e ka mohuar zëvendësministri i Mbrojtjes nga radhët e AAK-së, Burim Ramadani.
“Jo nuk është e vërtetë”, ka thënë shkurt Ramadani për lajmi.net.
Vlen të theksohet se në janar të vitit 2017 ishte arrestuar në Francë kryeministri Ramush Haradinaj.
Ky i fundit ishte arrestuar në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Ndërsa vet deputeti Daut Haradinaj pas raportimeve në media se është arrestuar në Vjenë, ka postuar në Facebookun e tij një fotografi.
“Live nga Vjena”, ka shkruajtur ai në mbishkrimin e fotografisë ku duket i buzëqeshur.
Madje ai në këtë formë i ka demantuar këto raportime.